image Reagon ambasada amerikane në Prishtinë për futbollistin serb që zgjodhi të luaj për Kombëtaren e Kosovës

Kosovë

Koment/ Reagon ambasada amerikane në Prishtinë për futbollistin serb që zgjodhi të luaj për Kombëtaren e Kosovës

news image

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar për futbollistin Ilija Iviq i cili zgjodhi të luaj për kombëtaren e Kosovës ku prindërit e tij e pësuan nga Komuna e Graçanicë me përjashtim nga vendet e tyre të punës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social në Twitter ambasada ka përgëzuar për zgjedhjen e serbit Iviq, i cili shërben si inspirim për të rinjtë kosovarë që sipas ambasadës duhet të punojnë shumë dhe të ndjekin ëndërrat e tyre.

“Përgëzime për Ilija Iviq, ai inspiroi të gjithë të rinjtë nga Kosova për të punuar shumë, për të zhvilluar talentin dhe të ndjekin ëndërrat e veta. Politika nuk ka vend në sport. Ky është momenti për të festuar diversitetin dhe talentin e të rinjve kosovarë në sport”, shkruhet në reagimin e ambasadës në Twitter./ Gazeta Sinjali/