image Reagojnë kolegët e Afrim Bunjakut: Dhashtë Zoti gjaku yt të mos shkojë kot, qofsh dëshmori i fundit

Sociale

Reagojnë kolegët e Afrim Bunjakut: Dhashtë Zoti gjaku yt të mos shkojë kot, qofsh dëshmori i fundit

news image

Pas reagimit të familjarit të policit të Kosovës, Afrim Bunjaku i cili humbi jetën heroikisht rreth orës 2:34 të natës së sotme, kanë reaguar edhe disa nga kolegët e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Polici i Kosovës, Naim Zeka ka shkruar disa fjalë lamtumirëse për të ndjerin, duke thënë se ai do të mbetet përherë në zemrën e tij.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Rreshter Afrim Bunjaku pa u mbush një javë qe morrem se bashku mirënjohjen perë punën dhe angazhim tonë ne detyrë ja qe ndodhi ky sulm i banditëve Shkije dhe TY të bënë Herojn me te freskët qe dhe jetën per Kosovën. Dhashtë Zoti qe ti te jesh Deshmori i fundit qe bije ne altarin e Lirisë. Dhashtë Zoti e gjaku i yt dhe gjaku i gjithë atyre qe dhan jetën per ketë Tokë te mos u shkoj kot. Do mbetesh përherë ne Zemrën time Allahu te Shperbleftë me Xhenetë Amin,Amin,Amin”, thuhet në reagimin e tij.

Edhe polici tjetër i Kosovës, Hilmi Kodrolli shkroi disa fjalë lamtumirëse.

“Lamtumire Shef dhe nga sot Hero i Kosoves Rr.Afrim Bunjaku.”

https://www.facebook.com/hilmi.kodrolli/posts/pfbid02d2QySb1n9D9zr86fk5vyhvXeQBDhqbFc1LeJLYhMtQ6kZnT7q3GtNDxFBKjnzDtpl?cft[0]=AZXisqmO2Ju-LK3YlGVTvP4zYL3LjvIqJk5uGtd9qLHkUynp4gOGnGmQJZAqhFY_9ljCiK_JjritxzvnmlHQGNaL1wsbwnWUHYyMDQ94k_lhkw&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/