image Rrahen mes vete kolegët e punës në Podujevë

Siguri

Rrahen mes vete kolegët e punës në Podujevë

news image

Në rrugën ‘Bedri Bajrami’ në Podujevë një person është sulmuar nga kolegu i tij i punës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se një person është ankuar se ka pasur një mosmarrëveshje me kolegun e tij të punës dhe se i njëjti i ka hedhur sprej në sy dhe është larguar.

Gazeta Sinjali mëson se viktima e këtij rasti ka pranuar edhe tretman mjekësor.

/Gazeta Sinjali/