Sot u raportua se motra e gruas së Taulant Kurtit, vëllait të kryeministrit ka fituar një konkurs publik të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë lidhur me një projekt të financuar nga Banka Botërore.
Në lidhje me këtë kanë reaguar nga MINT, ku thuhet se Nerimane Pakashtica është përzgjedhur përmes një procesi të rregullt rekrutimi.
“Përzgjedhja e zonjës N. P. për pozitën në fjalë, është në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nën Kreditë dhe Grantet e BNRZh (IBRD) dhe ShNZh (IDA) nga Huamarrësit e Bankës Botërore, janar 2011, rishikuar në korrik 2014, sipas përzgjedhjes bazuar në metodën mbi Përzgjedhjen e Konsulentëve Individual (KI)”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Ne orët e mbrëmjes Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë merr lajmin e devijuar nga realiteti, i angazhimit të expertes së jashtme N.P nga Njësia e Projektit “ Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport – CERP”.Në kuadër të projektit CERP, që financohet me huamarrje nga Banka Botërore është kërkuar dhe shpallur shprehja e interesit në ueb-faqen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,107 për pozitën Ekspert i matjes së rezultateve.
Në këtë shprehje të interesit kanë aplikuar 41 kanditatë.
Pas përmbylljes së fazës së aplikimit është formuar komisioni për vlerësimin e kandidatëve, ku në bazë të vlerësimeve të kandidatëve është përzgjedhur kandidati-ja, që i ka plotësuar kriteret sipas Termave te Referencës, të miratuara nga Banka Botërore.
Përzgjedhja e zonjës N. P. për pozitën në fjalë, është në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nën Kreditë dhe Grantet e BNRZh (IBRD) dhe ShNZh (IDA) nga Huamarrësit e Bankës Botërore, janar 2011, rishikuar në korrik 2014, sipas përzgjedhjes bazuar në metodën mbi Përzgjedhjen e Konsulentëve Individual (KI).
Prandaj, kandidatja e pranuar është përzgjedhur përmes një procesi të rregullt rekrutimi.