image Reagimi i Mark Zuckerberg pas rikthimit të Facebook, Instagram e WhatsApp

Aplikacione

Reagimi i Mark Zuckerberg pas rikthimit të Facebook, Instagram e WhatsApp

news image

Pas afër 7 orësh është kthyer përsëri online rrjeti më i madh social në botë, Facebook.

Një avari e shkaktuar në orën 17:44 sipas kohës sonë lokale, ka bërë që Facebook dhe nënproduktet e saj si: Instagram, WhatsApp, Messenger, Facebook Workplace dhe Oculus të jenë offline.

Shkaqet ende nuk janë të ditura por ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë që avaria ka ndodhur me shumë gjasë si pasojë i një keqkonfigurimi brenda kompanisë.

Pas kthimit online, me një postim në Facebook ka reaguar vetëm CEO i Facebook, Mark Zuckerberg.

“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë kthyer online tani. Ju kërkojmë falje për ndërprerjen sot – e di sa shumë i mbështetni shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit e dashur të juaj”, ka shkruar ndër të tjera Zuckerberg.

Kujtojmë se aksionet e Facebook, sipas Bloomberg, ranë për 5.5 për qind, që do të thotë së Zuckerberg humbi rreth shtatë miliardë dollarë për këtë ndërprerje.

/GazetaSinjali/