Donis Avdijaj dje ka përjetuar një “turpërim” nga trajneri Ünal Karaman pasi u u zëvendësua në fund të ndeshjes anipse ishte inkuadruar në fillim të pjesës së dytë.
Avdijaj u inkuadrua në minutën e 46-të dhe u zëvendësua në minutën e 82-të, duke zhvilluar vetëm 36 minuta lojë, në ndeshjen të cilën Trabzonspor e humbi kundër Goztepe me rezultat minimal 0:1.
Mediat turke kanë raportuar se arsyeja e zëvendësimit të Avdijajt është mos angazhimi i duhur për gjatë minutave sa ishte në fushë dhe kjo kishte acaruar trajnerin turk,
23-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 13 ndeshje duke shënuar një gol dhe një asist./Gazeta Sinjali/