image Avdijaj realizon super gol në barazimin e ekipit të tij në Bundesligën austriake

Futboll

Avdijaj realizon super gol në barazimin e ekipit të tij në Bundesligën austriake

news image

Ish reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, ka realizuar një super gol sot (e shtune), shkruan Sinjali Sport.

Avdijaj ka shënuar gol për skuadrën e tij Hartbreg në barazimin 2-2 me Wolfsberger.

Sulmuesi kosovar me një gjuajtje të fuqishme jashtë 16-it, e shënoi golin për ekipin austriak në minutën e 35-të.

Donisi nuk është paraqitur për Kombëtaren e Kosovës që nga viti 2018.

Ai për Dardanët është paraqitur në tetë ndeshje, ku ka shënuar dy gola.

/Gazeta Sinjali Sporti/