Real Sociedadi e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League në xhiron e fundit të edicionit 2019/2020 në kampionatin spanjoll. Për këtë meritë të madhe ka edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj.
Anësori shqiptar e realizoi golin vendimtar nga gjuajtja e lirë duke nxjerrë një pikë të artë në udhëtim te Atletico Madridi (1:1).
25-vjeçari i është gëzuar këtij suksesi, duke reaguar në Instagram. Ai i ka publikuar dy fotografi nga festa të shoqëruara me një “Pooo…”.
Skuadra nga La Liga përfundoi në vend të gjashtë në tabelë. /Gazeta Sinjali