image Formacionet zyrtare, Sporting - Arsenal, londinezët me disa ndryshime

Futboll

Formacionet zyrtare, Sporting – Arsenal, londinezët me disa ndryshime

news image

Arsenali e fillon sot kampanjën eliminatore të Ligës së Evropës.

‘Londinezët’ u kualifikuan direkt në raundin e 16-të, duke e shmangur ‘Play-Off’, pasi përfunduan të parët në fazën e grupeve.

Kësisoj londinezët do të zhvillojnë ndeshjen e parë sonte në Portugali ndaj klubit porguez Sportin, për ta luajtur ndeshjen kthyese më pas në Londër një javë më pas.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Mikel Arteta ka bërë disa ndryshime në formacionin fillestar, duke i dhënë debutimin e parë sonte mbrojtësit polak të transferuar në merkaton e janarit, Jakub Kiwior, ndërkohë që Gabriel Jesus, Martin Odegaard, Eddie Nketiah e Leandro Trossard nuk janë të përfshirë në këtë ndeshje.

Granit Xhaka do të udhëheqë skuadrën sonte si kapiten, në mungesë të Odegaard.

Formacionet zyrtare:

Sporting CP XI: Adan; St. Juste, Coates, Inacio; Esgaio, Pote, Morita, Matheus Reis; Edwards, Paulinho, Trincao.

Arsenal XI: Turner; White, Saliba, Kiwior, Zinchenko; Jorginho, Xhaka, Fabio Vieira; Saka, Martinelli, Nelson.

Dueli fillon nga ora 18:45.

/GazetaSinjali/