image Rasti tragjik në Podujevë, Kurti shkon për kryeshëndosh te familja e 18-vjeçarit që u vra mizorisht

Sociale

Rasti tragjik në Podujevë, Kurti shkon për kryeshëndosh te familja e 18-vjeçarit që u vra mizorisht

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla, si dhe zyrtarë të tjerë kanë vizituar familjen Fejzullahu në Podujevë e cila humbi tragjikisht djalin e tyre Lulzimin 18-vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili tha se familjes së 18-vjeçarit i kanë shprehur mbështetjen e tyre.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sfeçla, deputetin Fitim Haziri, veprimtarin dhe ish-kryetarin e Komunës Ilaz Pireva, drejtorë komunal dhe zyrtarë të tjerë ishim për ngushëllime tek familja Fejzullahu për humbjen e familjarit të tyre Lulzimit, pak ditë më parë në vrasjen mizore që e tronditi gjithë shoqërinë. Ndamë dhimbjen me familjen dhe të afërmit, si dhe ju shprehëm mbështetjen tonë të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje që na pikëlloi thellësisht të gjithëve. Zoti ju dhashtë durim e forcë familjes! Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore!”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/