COVID-19

Të infektuar

1147

Të shëruar

874

Të vdekur

30

Pandemia/ Rasti nga Peja i dyshuar me koronavirus del negativ

news image

Personi me simptoma të pjesshme që dje u nis nga Peja për në QKUK në Klinikën Infektive, sapo ka rezultuar negativ në testin për COVID 19.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i shtabit emergjent në Pejë, Petrit Loci.

“Bëhet fjalë për të riun me banim në BT ‘Jarina’ e Pejës. Sapo morëm rezultatin nga IKSHPK, fatmirësisht është negativ. Na ka gëzuar. Vazhdoni të respektojmë masat dhe t’ia dalim”, deklaroi Loci.

Kujtojmë se mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 4 raste ishin me vendbanim në Llugagji të Pejë dhe një në lagjen “Dardania” në Pejë.

Komuna e Pejës kishte njoftuar se rastet e konfirmuara me koronavirus nga IKSHPK në këtë komunë, kanë lidhje familjare, dhe sipas njoftimit ata nuk kanë pasur kontakt me persona të tjerë sepse kanë qenë të izoluar./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: