Janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me Covid- 19 në Kosovë. E një nga këto raste është nga fshati Studime e epërme në Vushtrri.
Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.
E në lidhje me rastin në Vushtrri, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detaje, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.
Ai ka shkruar që një qytetar i Vushtrrisë, është referuar për në Klinikën Infektive nga shërbimi i urgjencës në QMF 1, si rast i dyshuar me koronavirus, ku edhe rezultoi pozitiv./ Gazeta Sinjali/