image Rasti i parë në Kinë i gripit të shpendëve H3N8

Botë

Rasti i parë në Kinë i gripit të shpendëve H3N8

news image

Kina ka raportuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njerëzit, por autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët.

Lloji H3N8 dihet se infekton kuajt, qentë dhe fokat, por nuk ishte zbuluar te njerëzit.

Ministria kineze e Shëndetësisë deklaroi se një djalë katër vjeçar, i cili jeton në provincën qendrore të Henanit, ishte pozitiv me llojin H3N8.

Ai u shtrua në spital në fillim të prillit me ethe dhe simptoma të tjera të gripit.

Familja e djalit të infektuar rrit pula dhe jeton në një zonë të banuar nga rosat e egra.

Siç është thënë, djali ishte infektuar drejtpërdrejtë nga shpezët.

Ministria e Shëndetësisë shton se rreziku i infeksionit në shkallë të gjerë është relativisht i vogël, shkruan REL.

Megjithatë, autoritetet apelojnë që njerëzit të mos u afrohen zogjve të ngordhur apo të sëmurë dhe të vizitojnë mjekun në rast të temperaturës apo simptomave në frymëmarrje.

Rastet e transmetimit të gripit të shpendëve te njerëzit janë jashtëzakonisht të rralla.

/GazetaSinjali/