image Rasti i fundit me Covid-19 në Rahovec është familjar i pacientit në hemodializë

Kosovë

Pandemia/ Rasti i fundit me Covid-19 në Rahovec është familjar i pacientit në hemodializë

news image

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se nga rasti i fundit me Covid-19 nga kjo komunë, i cili u konfirmua sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndësisë Publike të Kosovës, është familjar i pacientit të infektuar që është në hemodializë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nga 7 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 nga komuna e Rahovecit, një prej tyre ka rezoltuar POZITIV. Po ju njoftoj se i infektuari me COVID-19, është nga qyteti i Rahovecit dhe është rast kontakti (familjar)i pacientit me COVID-19, e që është në hemodializë”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Më tej, Kryetari Latifi ka thënë se tashmë të gjitha rastet e kontaktit në këtë komunë janë testuar dhe shpresojnë që rastin e fundit ta përmbyllin periudhën e përballjes me pandeminë COVID-19./GazetaSinjali/