Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 767 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2 mijë e 178 mostra të testuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.
Rastet e reja janë regjistruar në 26 komuna të vendit, ku sërish prin Prishtina me 434 raste të konfirmuara brenda një dite.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 434 raste, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/