Gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Deçanit janë konfirmuar katër raste pozitive me COVID-19, ndërsa një person është shëruar plotësisht nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastet pozitive janë: dy nga Deçani, një nga Lluka e Epërme dhe një nga Strellci i Epërm.
Lajmin e ka bërë të ditur komuna përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 209 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 162 të shëruar plotësisht, 11 kanë humbur jetën dhe 36 raste janë akoma aktive”, thuhet në njoftimin e komunës. /Gazeta Sinjali/