Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) sapo ka konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19 dhe 23 të shëruar.
Rastet e reja janë nga Ferizaj, Gjilani e Prishtina, raporton Gazeta Sinjali.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë”, njofton IKSHPK.
Me rastet e reja, numri total i të infektuarve ka shkuar në 985, janë shëruar 736, ndërsa 29 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/