Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit rreth koronavirusit.
Nga 1028 mostra të testuara, 148 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.
Rastet e reja janë nga këto 18 komuna:
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/