image Rastet e helmimeve në Deçan/ Reagon “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë: Raportimet janë të pavërteta dhe s’ka nevojë asnjë provë

Politikë

Rastet e helmimeve në Deçan/ Reagon “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë: Raportimet janë të pavërteta dhe s’ka nevojë asnjë provë

news image

Pas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq lidhur me rastin e Deçanit dhe raportimeve për dy serbët që janë parë atje, ka reaguar edhe e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

Zyra që drejton Petkoviq ka thënë se raportimet e tilla janë të pavërteta dhe se s’ka asnjë provë që implikon dy serbët me rastin e  helmimit të ujit, shkruan Gazeta Sinjali.

Petkoviq tutje ka thënë se pikërisht lajme të tilla kanë qenë ato të cilat kanë shkaktuar dhunën dhe trazirat e marsit 2004.

Në komunikatën e lëshuar për media nga kjo e ashtuquajtur “Zyrë për Kosovën” thuhet se u kanë dërguar letër sot misioneve ndërkombëtare që janë në Kosovë me një kërkesë të qartë që të ndalet kampanja e papërgjegjshme e lajmeve të rreme.

“Si rezultat i lajmeve të tilla të rreme mund të ketë pasoja të gjera për situatën edhe ashtu të brishtë në Kosovë”, thuhet në reagim.

 Për rastin e Deçanit ka folur sot edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq. Ai ka thënë se janë duke i analizuar disa pamje. /GazetaSinjali/