image Rastet e fundit me koronavirus në Kosovë vijnë nga këto komuna

Kosovë

Pandemia/ Rastet e fundit me koronavirus në Kosovë vijnë nga këto komuna

news image

Janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Siç njofton IKSHPK, numri rasteve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 224.

Të infektuarit e fundit janë nga komuna të ndryshme, përfshirë edhe ato verioret.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë,  dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë,  Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, ka njoftuar IKSHPK. /Gazeta Sinjali/