image Rashiq: Kemi fakte që dëshmojnë se BE ka qenë e njëanshme në dialog

Politikë

Rashiq: Kemi fakte që dëshmojnë se BE ka qenë e njëanshme në dialog

news image

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është i të njëjtit mendim si Kryeministri Kurti se ndërmjetësi evropian i dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, Miroslav Lajçak, se është “pozicionuar” kundër Kosovës, e pro Serbisë.

Rashiq tha se ka dëshmi që në disa raste Bashkimi Evropian ka qenë i anshëm.

“Shumica e marrëveshjeve janë aprovuar dhe zbatuar nën udhëheqjen e Vuçiqit. A është i anshëm Bashkimi Evropian?, në disa raste kemi dëshmi që ka qenë e anshme. Kush e konsideroi Vuçiqin si bashkëpunëtor i mirë, pikërisht Bashkimi Evropian. Këto janë fakte”, deklaroi Rashiq në TV1.

Ndërkaq, sa i përket sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, Rashiq tregoi se si kishte qenë “viktima” e parë e këtyre sanksioneve.

“Sa i përket sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, unë jam i pari që jam ndëshkuar. Dikur në qershor, të dielën kemi shkuar në Bruksel, pastaj të hënën dhe të martën kemi pasur takime për herë të parë si ministër për komunitete dhe kthim, më besoni që të premten pasdite na u është anuluar takimi. Do të thotë unë jam “viktima” e parë e sanksioneve”, shtoi tutje ministri Nenad Rashiq.

/GazetaSinjali/