image Rashiq i reagon BE-së: Kurti ka të drejtë të shkarkojë dhe emërojë ministra
[wp-story id="814678"]

Politikë

Rashiq i reagon BE-së: Kurti ka të drejtë të shkarkojë dhe emërojë ministra

news image

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka kritikuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili dje ka thënë se emërimi i tij në këtë post nuk është kushtetues.

Ministri Rashiq ka thënë se Stano nuk merr vesh shumë nga Kushtetuta e Kosovës.

Në një deklaratë për mediumin “Kosovo-Online”, ai i ka sugjeruar zyrtarit evropian që ta lexoi me kujdes aktin më të lart juridik të Kosovës.

“Kur e pashë biografinë e Stanos, nuk e pashë se ai ishte i njohur me Kushtetutën e Kosovës, ndaj i sugjeroj ta lexojë me kujdes”, ka thënë Rashiq.

Ai ka thënë se emërimi i tij në këtë pozitë ministrore është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Neni 94 thotë se kryeministri, sipas ligjeve të Kosovës, ka të drejtë të shkarkojë dhe emërojë ministrat pa pëlqimin e Kuvendit”, është shprehur Rashiq.

Edhe njohësit e çështjeve kushtetuese e kanë vlerësuar si antikushtetuese emërimin e Rashiqit në pozitën e ministrit për Kthim dhe Komunitete.

Rashiq është emëruar në këtë pozitë pas dorëheqje së kryetarit të Listës Serbe Goran Rakiq.

/GazetaSinjali/