image Rashica përsëri shënon për Kosovën

Futboll

Rashica përsëri shënon për Kosovën

news image

Përfaqësuesja e Kosovës sot është duke u përballur me Maltën në kuadër të miqësores së dytë së qershorit, shkruan Sinjali Sport.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1, mirëpo në minutën  e 82-të sulmuesi vushtrrias Milot Rashica kaloi Dardanët në epërsi, 2-1.

Milot Rashica shënoi përsëri pas gabimi të mbrojtësve të kundërshtarit.

Malta barazoi në minutën e fundit të pjesës së parë me Shaun Dimech.

Dardanët realizuan të parët me anë të Milot Rashicës i cili shënoi pas asistimit të Lirim Kastratit.

Pasi mposhti San Marinon në miqësoren e parë para tre ditëve me rezultat 4-1, dardanët do kërkojnë triumfin e radhës për ta marr motiv për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”. /Gazeta Sinjali Sporti/