image Rashica për dy ndeshjet e mbetura: Do të provojmë t'i fitojmë, s'kemi çfarë të humbim

Futboll

Rashica për dy ndeshjet e mbetura: Do të provojmë t’i fitojmë, s’kemi çfarë të humbim

news image

Kosova ka shënuar fitore sonte ndaj Izraelit në kualifikimet e Euro 2024.

Kombëtarja dardane ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj izraelitëve në “Fadil Vokrri”.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Milot Rashica në minutën e 41-të të ndeshjes.

E pas ndeshjes është prononcuar vet protagonisti kryesor i kësaj ndeshje.

Rashica tha se Kosova tentoi të zhvillojë një lojë sa më të mirë por që gjendja e fushës ia vështirësoi atyre gjërat.

Tutje Rashica ka folur edhe për dy ndeshjet e fundit të Kosovës në grupin I.

“Besoj që s’kemi çka me humb, jo veç me Zvicrën po edhe ndeshjen tjetër (Bjellorusinë), do të provojmë t’i fitojmë dy ndeshjet dhe ta përfundojmë këtë kampanjë me sa më shumë pikë”, u shpreh Rashica.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në këtë cikël kualifikues – e dyta radhazi, pas asaj paraprake ndaj Andorrës.

Dardanët janë pa ndonjë gjasë kualifikimi, teksa tani arrijnë në kuotën e 10 pikëve në grupin I, e ranguar në pozitën e katërt.

Kosova dy ndeshjet e fundit të këtij cikli i zhvillon ndaj Zvicrës si mysafir më 18 nëntor dhe tre ditë më vonë pret në Prishtinë kombëtaren e Bjellorusisë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Evropian.

/GazetaSinjaliSport/