Milot Rashica po vazhdon me formën e lartë në kampionatin turk.
Reprezentuesi kosovar ka tundur edhe sot rrjetën në sfidën e Galatasarayt ndaj Konyasporit.
Rashica realizoi një gol të bukur në minutën e 31-të, pas një aksioni të mirë ndërtuar nga skuadra e tij, me kosovarin i cili shmangi për mrekulli mbrojtësin kundërshtar duke e hapur llogarinë e golave.
Më poshtë mund ta ndiqni golin e tij: