image Rashica në janar te Leverkuseni? Kjo është përgjigja e drejtorit sportiv

Futboll

Rashica në janar te Leverkuseni? Kjo është përgjigja e drejtorit sportiv

news image

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se më nuk janë të interesuar për transferimin e Milot Rashicës, transmeton Sinjali Sportiv.

Bayer Leverkusenit ishte afër transferimit të reprezentuesit të Kosovës gjatë afatit kalimtar të verës, por që transferimi kishte dështuar në fund, shkaku i mos-kompletimit me kohë i dokumentacionit.

Zërat vazhduan dhe sulmuesi vushtrrias lidhej me një transferim te Leverkuseni për afatin kalimtar të janarit, por kjo nuk pritet të ndodhë.

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se më nuk janë të interesuar për transferimin e Rashicës, duke shtuar megjithatë se do bëhet një ‘rivlerësim’.

“Kjo ishte një konsideratë gjatë verës” – tha Rolfes në ‘The NDR 2 Bundesliga show’, duke pranuar se provuan transferimin e tij gjatë verës.

“Në dimër ne do ta rivlerësojmë. Për momentin kjo nuk është një çështje për ne” – deklaroi Rolfes.

Ndërkaq, ‘Sportbild’ shkruan se Bayer Leverkuseni do kërkojë transferimin e një sulmuesi tjetër. /Sinjali Sportiv/.