Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, shënoi një supergol mbrëmë në fitoren e thellë të ekipit të tij.
Pas ndeshjes ai deklaroi se ishte i kënaqur me faktin se ekipi i tij e dominoi ndeshjen.
“E kontrolluam ndeshjen mirë, por goli i hershëm ishte shumë i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që tani të fillojmë me një formë të mirë së bashku”, deklaroi ai.
Werder Bremen mbrëmë u kualifikua në fazën e 1/8 të Kupës së Gjermanisë. Skuadra nga Bremeni mposhti Heidenheimin me rezultat 4:1.
Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Milot Rashica me një gjuajtje të bukur në minutën e gjashtë.
Pas kësaj paraqitje të mirë, ylli i Kosovës u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Rashica edhe sezonin e kaluar ishte shpallur disa herë lojtari më i mirë në ndeshjet e Kupës.