Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, nëse do të mbetet në Werder edhe për një sezon, do të ketë punë me trajner të ri, përcjell Sinjali Sport.
Pas rënies nga elita e futbollit gjerman, Werder do të garojë në Bundesliga 2 dhe ekipi ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ka emëruar si trajner Markus Anfangun.
????⚪ Markus #Anfang wird neuer Cheftrainer des SV #Werder Bremen.
— SV Werder Bremen (@werderbremen) June 1, 2021
Herzlich willkommen am Osterdeich und maximalen Erfolg für die kommende Saison, Coach! ????
???? https://t.co/cWAVli7Tvj pic.twitter.com/FecSs3q4qU
Anfang do ta zëvendësojë Florian Kohfeldtin në krye të shtabit teknik të skuadrës.
Duke i dëshiruar suksese në punë, klubi i ka uruar mirë se ardhje trajnerit të ri, që do të ketë për detyrë ta kthejë skuadrën në Bundesligë.
Anfang 46-vjeçar përgjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadrat e gjeneratave të Bayer Leverkusenit, U17 dhe U19, prej ku kaloi te Holsten Kiel. Më pas, për dy stinorë drejtoi Kolnin, ndërsa në stinorin 2020/21 ka qenë në krye të Darmstadtit. /Gazeta Sinjali Sporti/