image Rashica me kthetrat e shqiponjës udhëton drejt Stambollit te Beshiktashi

Futboll

Rashica me kthetrat e shqiponjës udhëton drejt Stambollit te Beshiktashi

news image

Milot Rashica pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollist i ekipit bardh e zi në Stamboll, Beshiktash

Sercan Dikme, gazetari i njohur turk, që mbulon me lajme klubin e Beshiktashit, ka paraqitur një fotografi të kosovarit në avion.

“Duke ardhur”, ka shkruar ai në një postim që e ka bërë në Twitter.

Mediat turke raportuan sonte se Rashica ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar në Beshiktash nga Norwich për pesë milionë euro.

Kosovari do të përfitojë 2 milionë euro pagë në sezon, derisa do ta vesh fanellën bardh e zi deri më 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit. 

/GazetaSinjaliSport/