image Rashica kërkon largimin nga Norwich, skuadra turke e interesuar për të

Futboll

Rashica kërkon largimin nga Norwich, skuadra turke e interesuar për të

news image

Milot Rashica është në kërkim të një aventure të re pas eksperiencës në Turqi si i huazuar sezonin e kaluar.

Sulmuesi kosovar po kërkon largimin nga Norwich dhe një destinacion në Turqi mund të jetë përsëri i mundshëm për të.

Klubi anglez raportohet se ka vendosur një shumë prej 10 milionë funtesh për lirimin e Rashicës.

Skuadra e vetme e interesuar deri më tani për shërbimet e Rashicës raportohet të jetë rivali i Galatasarayt, Fenerbahce, ku thuhet se ka ofruar rreth 8 milionë funte për të.

/GazetaSinjaliSport/