Ylli i Kosovës, Milot Rashica është duke kaluar në një formë të tmerrshme.
Futbollisti kosovar nuk ka shënuar asnjë gol në Bundesliga në vitin 2020, transmeton Gazeta Sinjali.
Golin e fundit në Bundesligë, Rashica e shënoi me 14 dhjetor të vitit të kaluar.
Tashmë janë bërë 11 ndeshje në ligë që lojtari i Werder nuk ka shënuar gol.
Kjo formë jo e mirë u vërejt edhe në ndeshjen e sotshme, ku Rashica më shumë dukej si figurë në fushë se sa lojtar.
Duke e parë talentin që posedon Rashica, pritet që shumë shpejtë të rikthehet në formën e dikurshme.
Përkundër kësaj forme, ylli kosovar vazhdon të mbetet futbollisti kryesor i skuadrës gjermane./Gazeta Sinjali/