Futbollisti kosovar, Milot Rashica ka luajtur për pak minuta në ndeshjen e sotme të Werderit përballë Augsburgut.
Werderi arriti fitore me rezultat 2-0 në këtë ndeshje, shkruan Sinjali Sport.
Golat për vendasit i shënuan Gebre Selassie dhe Agu.
Kurse, Milot Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 90-të.
Ky ishte një rikthim për Rashicën pas shumë ndeshjeve jasht fushës, për shkak të një lëndimi që kishte pësuar.