image Rashica i pafat sërish, klubi i tij në Angli bie nga liga

Futboll

Rashica i pafat sërish, klubi i tij në Angli bie nga liga

news image

Skuadra e Milot Rashicës, Norwich City edhe zyrtarisht është përshëndetur nga Premierliga, pas humbjes 2-0 nga Aston Villa, transmeton Sinjali Sport.

Rashica u transferua në verën e kaluar tek ‘kanarinat’ me shpresën për të qëndruar në elitë për së paku edhe për një sezon tjetër, mirëpo gjërat e klubit të tij të ri nuk shkuan ashtu siç u planifikuan.

Rashica mbetet i pafat pasi edhe Werder Bremeni, pjesë e së cilës ishte para ardhjes në Angli, kishte rënë nga liga.

Ndryshe, kosovari ka shënuar vetëm një gol në 28 ndeshje në Premierligë, teksa ka shtuar edhe dy asistime.

/GazetaSinjaliSport/