Milot Rashica sonte pas kthimit nga lëndimi iu nevojitën vetëm shtatë minuta lojë për të shënuar gol ndaj kandidatit kryesor për ta fituar Bundesligën, Borusisë së Dortmundit.
Pas ndeshjes, Rashica ka vendosur që përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të shpreh gëzimin që është kthyer në fushë dhe për golin e shënuar.
“I lumtur që shënova në lojën time të kthimit… #MR7”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Ndeshja përfundoi me barazim 2:2./Gazeta Sinjali/