Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, në emisionin ‘Oxygen’ ka folur gjerë e gjatë për jetën dhe karrierën e tij.
Anëtari i Galatasaray e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë edhe Federatën e futbollit të Kosovës, duke thënë që ata u plotësojnë të gjitha kushtet.
“Në fillim kur kam pranuar me luajtur për Kosovën, kushtet nuk kanë qenë mirë. Por tani gjithçka është fantastike. Duke u nisur nga gardëroba, akomodimi në super-hotele dhe transporti me aeroplan privat. Pra nuk na mungon bash asgjë”, tha Rashica.
Kujtojmë që Rashica është një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së Kosovës.