Futbollistët kosovar, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu kanë marrëdhënie të shkëlqyera edhe jashtë fushave të blerta.
Kryeziu gjatë ditës së sotshme ka festuar ditëlindjen e tij dhe Rashica është përkujdesur që të ia uroj në mënyrë speciale.
Rashica në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi me Kryeziun që e ka shoqëruar me këngën e njohur ‘My Bro’ që këndohet nga dy reperët, Gjiko dhe Buta.
“Urime ditëlindja vëlla”, ka shkruar Rashica në fotografi.
Të gjithë lojtarët e Kosovës kanë marrëdhëniet të shkëlqyera jashtë fushave të blerta. Shpeshherë i kemi parë të takohen edhe jashtë fushave./Gazeta Sinjali/