image Raportoi për problemet me gruan – dyshime se ajo abuzon e torturon fëmijën e tyre të mitur

Siguri

Raportoi për problemet me gruan – dyshime se ajo abuzon e torturon fëmijën e tyre të mitur

news image

Një burrë nga fshati Badovc, Graçanicë, ka njoftuar për problemet e tij familjare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet në Policinë e Kosovës, se dyshohet madje edhe për abuzim e braktisje të fëmijës së tyre të mitur.

Burimet tregojnë se burri ka njoftuar se ka një kohë të gjatë që ai dhe gruaja e tij, të dy serbë të Kosovës, kanë probleme.

Sinjali ka mësuar se ai ka thënë se gruaja e tij, ka abuzuar dhe torturuar fizikisht fëmijën e tyre. /Gazeta Sinjali/