Nenad Çanak, politikani liberal serb, që dikur ishte edhe kryetar i Kuvendit të Vojvodinës, ka bërë një deklaratë tronditëse në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në emisionin Sokantno, Çanak pretendoi se Kurti, me të cilin u takua vitin e kaluar zyrën e tij në Kryeministri, ishte rekrutuar nga Vojislav Shesheli, kriminel i dënuar lufte nga Haga dhe njëra nga figurat më radikale të politikës serbe.
Gjatë diskutimit me Milomir Mariqin, gazetar serb, politikani Çanak thekson se nuk di nëse Kurti ende është agjent serb, por, megjithatë, pretendon që Kurti dikur ishte rekrutuar nga Shesheli.
Dialogu mes Çanakut dhe Mariqit zhvillohet saktësisht në nga minuta 18:40 e emisionit “Sokantno”, të cilën Nacionale po e sjell të përkthyer:
“Mariq: E sulmon Vojislav Sheshelin me muaj e vite.
Çanak: Atë kriminel, atë mjeran.
Mariq: E kam zbuluar para disa ditëve rolin e tij historik se si ai me shokun e tij me emrin “Laufer” që e ka themeluar Partinë Radikale Serbe.
Çanak: Kur u prishën me Kurtin?
Mariq: Kur ai e trajnoi Kurtin që të bëhej agjent serb në burgun e Nishit.
Çanak: Për këtë të pyes. Kurti nuk ka marrë nga Shesheli veç dobësinë folëse.
Mariq: Kush e flet serbishten më mirë, Shesheli apo Kurti?
Çanak: Kurti. Personalisht kam folur me të.
Mariq: A është Kurti agjent serb të cilin e ka rekrutuar Shesheli bashkë me Lauferin?
Çanak: Që e ka rekrutuar, është e sigurt e nëse është agjent serb, këtë nuk e di.
Mariq: Ai ka punuar dikur me Sheshelin.
Çanak: Këtë nuk e di, e di që e kanë rekrutuar dhe kjo është plotësisht e logjikshme”- përfundon pjesa ku flitet për “rekrutimin e pretenduar” të Kurtit.