image Raportohet se Kroacia i ka vendosur masë reciprociteti Serbisë, e dëbojnë diplomatin serb

Evropë

Raportohet se Kroacia i ka vendosur masë reciprociteti Serbisë, e dëbojnë diplomatin serb

news image

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, tha se Kroacia do ta dëbojë diplomatin serb, si masë reciprociteti për shkak të lëvizjeve të Beogradit zyrtar.

”Kemi vendosur që këshilltari i ambasadës serbe në Kroaci të shpallet persona non grata të Kroacisë. Nota i është dorëzuar ambasadorit dhe në të thuhet se këshilltari duhet të largohet nga territori i Republikës së Kroacisë”.

Ai po ashtu tha se refuzojnë arsyet për dëbimin e diplomatit kroat, Hrvoj Shnajder nga Serbia.

”Ambasadorit kroat nuk i është dhënë arsye, është thënë se nuk është e nevojshme të jepet arsye”.

”Nuk i dimë arsyet e vendimit, gjë që është edhe më shqetësuese”, tha ai, shkruan nova.rs.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë (MPJ) e ka shpallur person non grata Hrvoj Shnajder, sekretarin e parë të Ambasadës Kroate në Serbi për shkak se ka “dalë rëndë nga normat diplomatike”.

“Novosti” bënte të ditur se bëhej fjalë për “spiunazh dhe rekrutim për të punuar për shërbimin kroat”.

/GazetaSinjali/