image Raportohet se është rrëmbyer një zyrtar ukrainas në Sumi

Botë

Raportohet se është rrëmbyer një zyrtar ukrainas në Sumi

news image

Trupat ruse kanë rrëmbyer zëvendëskryetarin e qytetit në rajonin Sumi, që gjendet në veri të Ukrainës, tha për BBC-në kreu i këtij rajoni, Dmytro Zhyvytskyi.

Zyrtari i quajtur Oleksiy Shibayev, që mbante postin e nënkryetarit të qarkut Nova Sloboda është rrëmbyer, tha Zhyvytskyi. Sipas tij, ai është marrë nga trupat ruse në një pikëkalim të premten rreth 80 kilometra në veriperëndim të Sumit.

Kjo zonë gjendet në kufi me Rusinë. Rajoni i Sumit është ende nën kontrollin e Ukrainës, por është rrethuar nga trupat ruse.

Një numër i zyrtarëve lokalë ukrainas është raportuar se janë rrëmbyer nga forcat okupuese ruse.

/GazetaSinjali/