image Raportohen tri raste të dhunimit në Prizren, Ferizaj e Gjakovë - Përfundojnë në pranga disa persona

Siguri

Raportohen tri raste të dhunimit në Prizren, Ferizaj e Gjakovë – Përfundojnë në pranga disa persona

news image

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se kanë ndodhur tri raste të dhunimit, në tri qytete të ndryshme të Kosovës.

Njëri rast ka ndodhur në Ferizaj, ku nëna ka raportuar në polici se vajza e saj është dhunuar para dy muajve, e ku në lidhje me këtë rast një person është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë, atje ku një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, pasi që dyshohet se ka dhunuar një femër.

Rast i dhunimit u hap edhe në Prizren, atje ku u arrestuan dy persona,nën dyshimin se kanë keqtrajtuar dhe dhunuar viktimën femër  kosovare.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë keqtrajtuar dhe dhunuar viktimën femër  kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/