image Raportimi i Sinjalit/ Policia jep detaje për aksionin e në Prizren ku u sekuestruan 10 kg drogë

Siguri

Raportimi i Sinjalit/ Policia jep detaje për aksionin e në Prizren ku u sekuestruan 10 kg drogë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për një aksion të Policisë në një shtëpi dhe një lokal në Prizren, ku janë gjetur 10 kilogramë drogë dhe është arrestuar një person. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se personi i arrestuar është Sevki Kayserli.

Sot, Policia ka lëshuar një komunikatë në lidhje me këtë aksion dhe ka publikuar pamje.

Kayersli, sipas Policisë, është recidivist i veprave të tilla penale dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në ndalim për 48 orë.

Policia ka njoftuar se janë gjetur nëntë qese plastike me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gramë.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta, një Citroen C3, një palë qelësa për hapjen e lokalit, një qelës për hapjen e bunkerit dhe një telefon mobil.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia në Prizren, pas një pune operativo-hetimore rreth një mujore në mbledhje të informatave nga tereni nga burimeve të ndryshme, me datë 29.01.2022, në konsultim me Prokurorin ka ndërmarr veprime në teren në asistim të një patrulle policore dhe është ndaluar automjeti Citroën C3 ngjyrë hiri që vozitej nga një person i dyshuar mashkull.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetë një qese plastike e mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë. Menjëherë janë njoftuar autoritetet kompetente të drejtësisë dhe janë marr autorizime përkatëse për bastisje/kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit në Prizren.
Në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren. Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetë një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të qelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetë dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

Përveç lokalit në fjalë është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetë një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë.

Në këtë operacion të bastisjes/kontrollit janë gjetë dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

-Nëntë (9) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gram.
-Një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta,
-Një veturë modeli Citroen C3 ngjyr hiri me targa vendore,
-Një palë qelësa për hapjen e lokalit,
-Një qelës për hapjen e bunkerit,
-Një telefon mobil.

Vlen të përmendet se i dyshuari është recidivist i veprave të tilla penale dhe pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ka lëshuar vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/