image Defekti në veturë i detyroi të ndalen, hajnat ua vjedhin paratë e dokumentet çiftit prizrenas

Siguri

Defekti në veturë i detyroi të ndalen, hajnat ua vjedhin paratë e dokumentet çiftit prizrenas

news image

Hajnat në Kosovë përveç shtëpive e bizneseve të ndryshme që i kanë cak për t’i bërë qyl, siç duket janë në gjendje edhe të shfrytëzojnë fatkeqësinë e dikujt, që të ‘kapin’ sado pak para e gjësende me vlerë. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në fshatin Korroticë e Drenasit, kur një çift u përballën me disa hajna, raporton Gazeta Sinjali.

Defekti në veturën e tyre derisa ishin rrugës per Prizren i detyroi të ndalen, por fatkeqësisht teksa tentonin ta rregullonin problemin, dikush ua vuri syrin dhe arriti t’ua vjedhë një çantë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja bashkë më bashkëshortin e kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë rrëfyer në detaje, se si iu vodh çanta në të cilën kishin qindra euro dhe të gjitha dokumentet e tjera.

Posa arritën ta kryenin vjedhjen,  të dyshuarit janë larguar në një drejtim të panjohur.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/