Gazeta Sinjali sot raportoi se kompania ajrore “PrishtinaJet” dyshohet se po i mashtron mërgimtarët me anulimin e biletave dhe moskthimin e parave. Pas raportimit të Sinjalit për njërin nga këto raste, kjo kompani është vënë në lëvizje dhe ia ka kthyer paratë mërgimtarit që ia anuloi biletën.
Lajmin e ka bërë të ditur për Sinjalin vet mërgimtari, i cili tha se kompania ia ka kthyer paratë.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm që kosovarët kanë denoncuar këtë kompani në Gazetën Sinjali.