image Raportimi i Sinjalit për rastin në Liqenin e Batllavës, FSK njofton se ka gjetur trupin e pajetë në orët e vona

Siguri

Raportimi i Sinjalit për rastin në Liqenin e Batllavës, FSK njofton se ka gjetur trupin e pajetë në orët e vona

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të Arabisë Saudite, i cili ishte raportuar i zhdukur gjatë kohës sa po notonte në Liqenin e Batllavës.

Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, personi është identifikuar si Abdullah Aljohani, rreth 55 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ishte raportuar më 19 korrik, rreth orës 18:30, nga djali i tij 17-vjeçar, i cili kishte deklaruar në Polici se babain e kishte parë për herë të fundit rreth orës 17:30, derisa po notonte në liqen.

Pasi familjarët nuk kishin arritur ta lokalizonin, ishte kërkuar ndihma e autoriteteve, ndërsa në zonë ishte nisur një operacion i gjerë kërkimi.

Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, FSK-ja angazhoi menjëherë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit.

Pas intervenimit në orët e vona, pjesëtarët e FSK-së arritën ta gjenin trupin e pajetë të Aljohanit.

Trupi u është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedurat dhe ekzaminimet e mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/