image Ekskluzive | Ky është personi që dyshohet se u zhduk gjatë notit në Liqenin e Batllavës

Siguri

Ekskluzive | Ky është personi që dyshohet se u zhduk gjatë notit në Liqenin e Batllavës

news image

Një operacion i gjerë kërkimi është duke u zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Liqenin e Batllavës, pasi një shtetas i Arabisë Saudite dyshohet se është zhdukur gjatë kohës sa po notonte, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që dyshohet se është zhdukur është Abdullah Aljohani, rreth 55 vjeç, shtetas i Arabisë Saudite.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 19 korrik, rreth orës 18:30, nga djali i tij, M. Aljohani (17), i cili ka deklaruar para Policisë se babain e kishte parë për herë të fundit rreth orës 17:30, derisa ishte duke notuar në Liqenin e Batllavës.

Që nga ai moment, familjarët nuk kanë arritur ta lokalizojnë dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, forenzika dhe njësitë policore përkatëse. Po ashtu janë njoftuar edhe ekipi i Emergjencës, zjarrfikësit dhe është kërkuar angazhimi i ekipit të zhytësve, me qëllim të kërkimit në ujërat e liqenit.

Operacioni i kërkimit ishte në zhvillim në momentin e raportimit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion për fatin e 55-vjeçarit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/