image Raportimet për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë - reagon Ministria e Shëndetësisë

Shëndetësi

Raportimet për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë – reagon Ministria e Shëndetësisë

news image

Raportimet se tre mjekë në Spitalin e Vushtrrisë janë nën hetim për korrupsion kanë nxitur reagim nga Ministria e Shëndetësisë.

Në reagim thuhet se “Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë”.

“Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion. Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë që në Spitalin e Vushtrrisë, tre kirurgë dyshohen se kanë pranuar pagesë nga pacientët për procedurat kirurgjikale.

Në katër regjistrime ekskluzive të siguruara nga Gazeta Shneta, pacientët dhe familjarët zbulojnë se mjekët merrnin pagesa nga 150 deri në 400 euro nën pretendimin e blerjes së mjeteve kirurgjikale (kryesisht rrjeta dhe kapëse).

/GazetaSinjali/