Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë të gjitha raportimet se miliarderi rus i sanksionuar, Roman Abramovich, është helmuar gjatë bisedimeve me Ukrainën, shkruan Sinjali.
Peskov këto raportime i ka quajtur ‘pjesë e sabotazhit informativ’.
“Këto raporte nuk janë të vërteta… është e nevojshme të filtrohet fuqimisht rrjedha e informacionit”, tha ai, shkruan The Guardian.
Ai e konfirmoi se Abramovich është pjesë e bisedimeve që po zhvillohen sot në Turqi, mirëpo se nuk është zyrtarisht anëtar i delegacionit. /GazetaSinjali/