Një numër gjykatash në zonën e Zagrebit, Varazhdinit, Dubrovnikut, Splitit, Pulës në Kroaci kanë marrë njoftime për bomba.
Si pasojë, atje tanimë ekziston një proces evakuimi, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe një njoftim i tillë dyshohet se ka mbërritur edhe në Qeverinë e Republikës së Kroacisë.
Mediat kroate, kanë raportuar se institucionet shtetërore dhe gjykatat në të gjithë Kroacinë po evakuohen për shkak të kërcënimeve me bombë.
Dhe Jutarnji List mëson se Qeveria e Republikës së Kroacisë është e para në listën e të informuarve për bombën kërcënuese.
Policia e Zagrebit konfirmoi të hënën se vetëm për gjysmë ore në mëngjes është njoftuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese në disa lokacione në Zagreb dhe po kryhen kontrolle dhe procedura për të përcaktuar nëse raportimet janë të rreme.