Instituti i Zvicrës, ka publikuar gjatë ditës së sotme raportin për vdekjen e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Në këtë raport theksohet qartë se Astrit Dehari ka pasur gjasa shumë të vogla që të ketë kryer vetëvrasje. Ky institut kërkon që të hetohet vrasje e Astrit Deharit, madje si dëshmi kanë përmendur pjesëmarrjen edhe të personit të tretë në qelinë ku po qëndronte Dehari.
Por në raportin e gjatë theksohet se aty ekspertët janë përballur me probleme për ta hetuar vdekjen e Astrit Deharit.
Aty thuhet se kur është hapur ambalazhi që supozohej të gjendeshin thonjtë, aty nuk ka pasur asgjë.
Më poshtë gjeni raporton për këtë çështje./Gazeta Sinjali/